Misioni i 16 policëve rumunë në kuadër të misionit EULEX në Kosovë është ndërprerë, pas përfshirjes së tyre në kontrabandën e duhanit dhe alkoolit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave ndërprerja e misionit është bërë në mënyrë që ata të hetohen për incidentin.

Dy ditë më parë, në pikën kufitare të Bllacës, mes Kosovës dhe Maqedonisë, u gjetën sasi të konsiderueshme duhani dhe alkooli që po kalonin kontrabandë në autobusin me targa rumune.

Top Channel