Banorët serbë të fshatit Zallc, të kthyer së fundmi, kanë akuzuar banorët shqiptarë se kanë sulmuar me gurë banesat e tyre.

Sipas komunitetit serb, sulmet janë kryer nga shqiptarët pasi ata janë kundër rikthimit të serbëve të zhvendosur.

Nga ana e tyre, shqiptarët pretendojnë se kanë protestuar ndaj kthimit të disa serbëve të cilët sipas tyre kanë kryer krime lufte.

Ndërkohë, ministri për Kthim dhe Komunitete, Sasha Rashic ka deklaruar se do të vizitojë fshatin Zallc dhe se do ta trajtojë cështjen në Këshillin e Sigurisë.

Ndërkohë, policia rajonale e Pejës ka reaguar duke deklaruar se në fshatin Zallc nuk ka pasur asnjë sulm me autorë banorët shqiptarë.

Top Channel