Doganierët e Maqedonisë në vendkalimin kufitar Bllacë me Kosovën kanë ndaluar kontrabandimin e një sasie të madhe të cigareve dhe alkoolit, të cilat ishin të fshehura me një autobusë që shfrytëzohej nga misioni evropian EULEX në Kosovë.

Pas urdhrit të dhënë për kontroll janë gjetur 341 kuti të mëdha cigaresh të llojeve të ndryshme si dhe 133 litra pije të ndryshme alkoolike. Autobusi ishte me tabela rumune, në të cilin gjendeshin 16 udhëtarë të punësuar në misionin EULEX në Kosovë.

Gjatë bisedës informative që ka kryer policia kufitare dhe doganierët me udhëtarët është vërtetuar dhe 178 stekat e cigareve ishin pronësi e shoferit të autobusit, ndërsa pjesa tjetër i takonte udhëtarëve.

Top Channel