Kreu i misionit EULEX, Yves de Kermabon i ka bërë thirrje klasës politike kosovare që të qëndrojë larg sistemit të drejtësisë, policisë dhe doganave.

Sipas Kermabon, ndërhyrjet e politikës tek këto tre dikastere dëmtojnë rëndë demokracinë e tyre.

Shefi i misionit evropian ka inkurajuar autoritetet kosovare për të luftuar krimin, korrupsionin dhe dukuri të tjera negative, duke nënvizuar se rezultatet në këtë drejtim janë në duart e vendorëve.

Komentet e tij Kermabon i bëri në takimin e rregullt të Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundimin e Ligjit, që drejtohet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuci.

Top Channel