Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic ka deklaruar se Kosova në samitet ndërkombëtare duhet të paraqitet vetëm sipas rezolutës 1244 të OKB-së.

“Mendojmë se zëri i Prishtinës duhet të dëgjohet në konferencat ndërkombëtare, por pjesëmarrja e saj duhet të jetë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, duke respektuar tërësisht rezolutën 1244 të OKB-së”, ka pohuar Jeremic.

Këtë deklaratë Jeremic e bëri pas një takimi me homologun spanjoll Migel Angel Moratinos, i cili nga ana e tij shprehu bindjen se samiti i Sarajevës do të jetë i suksesshëm.

“Ky samit do të jetë një pikë kthese në aspektin e angazhimit evropian në hapësirën e Ballkanit perëndimor”, është shprehur Moratinos.

Top Channel