I dërguari i BE-së në veri të Kosovës, ambasadori Michael Giffoni ka deklaruar se zyra e tij po bën një punë të mirë për integrimin e serbëve të Mitrovicës.

“Hapja e zyrës së BE-së ne veri të Mitrovicës po ndikon në integrimin e shpejtë të serbëve të veriut të vendit. BE është në rrugën e duhur për të arritur rezultate në këtë drejtim”, ka pohuar Giffoni.

Diplomati italian është shprehur më tej se vendi i pakicës serbe është integrimi në shoqërinë kosovare dhe ka nënvizuar se mbajtja e zgjedhjeve të paralajmëruara nga Beogradi në veri të Kosovës është dicka e paligjshme.

Top Channel