Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka ftuar për një vizitë në vendin e tij homologun shqiptar Sali Berisha, për të marrë pjesë në përurimin e punimeve për autostradën Morinë-Merdare.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat i referohen një komunikatë për shtyp të dërguar nga zyra e shtypit e qeverisë së Kosovës.

Sipas komunikatës, kryeministri shqiptar Sali Berisha e ka mirëpritur ftesën dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të marrë pjesë në këtë eveniment.

Ceremonia e punimeve të autostradës, që do të ndërtohet nga kompania amerikano-turke “Bechtel-Enka”, do të mbahet këtë të diele në orën 13:00.

Top Channel