Solari imponon varësi si droga

20/04/2010 09:10

Nëse pas disa seancave solar lidheni edhe më shumë me krevatin komod të rrezeve, ky nuk është faji juaj.

Rrezet që i japin ngjyrë trupit tuaj, ju lidhin pas vetes, duke ju bërë praktikisht dipendentë, ashtu sic bëhen njerëzit nga duhani apo droga. Këtë përfundim ka nxjerrë instituti “Archives of Dermatology” në New York.

Kërkuesja Catherine Mosher thekson se rrezet ultravioletë janë të afta të na bejnë të varur prej tyre dhe kjo quhet një drogë e vërtetë për trupin, duke parë se rrezet e dendura dëmtojnë lëkurën. Pak ditë më parë, parlamenti brtitanik miratoi një ligj qe nuk lejon fëmijët poshtë moshës 18 vjec të kryejnë seanca solari.

Top Channel