Në vazhdën e përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për të avancuar procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, sot në Shkup do të qëndrojë ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, si kryediplomat i vendit kryesues të Bashkimin Evropian.

Sipas zyrtarëve qeveritarë maqedons, ardhja e Moratinosit vështirë se do të ndryshojë diçka në procesin e negociatave rreth emrit, sepse pushtetarët maqedonas edhe në takimet me kryediplomatin spanjoll do të përsërisin qëndrimin e deritanishëm sa i përket kësaj cështje.

Shefi i diplomacisë spanjolle do të takohet me homologun e tij maqedonas, Antonio Miloshoski, me kryeministrin, Nikolla Gruevski si dhe presidentin e vendit, Gjorgje Ivanovin.

Top Channel