Alzhaimeri mund të kontrollohet nga terapitë popullore

20/04/2010 09:30

Terapitë popullore mund të jenë shumë kuruese për njerëzit e prekur nga Alzhaimeri.

Kujdesi për kafshën shtëpiake hyn në këtë kategori ku bëjnë pjesë edhe kujdesi ndaj një kukulle apo të dëgjuarit muzikë. Këto janë disa nga veprimet e përditshme që mund të ndihmojnë të sëmurët e kësaj kategorie për ta përballuar me forcë më të madhe psikike sëmundjen.

Në të tilla raste ulen shumë dozat e agresivitetit, halucinacionet, pagjumesia deri në 60 %. Dihet shkencërisht se pasi Alzhaimeri prek njeriun, ai humbet kontaktin me botën pasi harron emrat e objekteve dhe nuk njeh më personat e dashur. Zbulimi më i fundit është bërë nga Universiteti i Tuluzës. Shkencëtarët rekomandojnë gjithashtu edhe një ambient të qetë dhe ushqim të shendetshëm për të sëmurët.

Top Channel