Nënkryetari i grupit socialist në Parlamentin Evropian, Hannes Swoboda ka deklaruar se Serbia duhet të marrë parasysh faktin se shumica e vendeve anëtare të BE kanë njohur Kosovën.

“Serbia duhet të pranojë patjetër faktin se shumica e vendeve të BE kanë njohur pavarësinë dhe ky është momenti i duhur që ajo ta bëjë këtë”, ka pohuar Swoboda.

Ai ka vlerësuar se kohët e fundit Kosova nuk ka pasur shumë njohje, por ka nënvizuar se ato vende që e kanë ndërmarrë këtë hap nuk do të kthehen pas.

Më tej, duke iu referuar hipotezës se Serbia duhet të njohë Kosovën për t’u anëtarësuar në BE, Swoboda është shprehur se në këtë pikë, Serbia është e barabartë me Spanjën, Greqinë e Sllovakinë.

Top Channel