Shtyhet sërish seanca ndaj Kurtit
19/04/2010 10:40
Për të tetën herë me radhë, seanca gjyqësore kundër liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, është shtyrë.
Data e ardhshme është caktuar 28 prilli dhe shtyrja është bërë për shkak të mungesës së Kurtit në seancë dhe avokatit të tij mbrojtës.
Kurti akuzohet “për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, për pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues”.
Top Channel