Policia maqedonase në qytetin e Shkupit ka arrestuar sot 40 punonjës të sektorit shëndetësor, të cilët akuzohen për kryerje të aferave korruptive.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave personat e arrestuar, në këmbim të parave u siguronin pensionin e invalidit personave që nuk u takonte.

Sipas burimeve, mes personave të arrestuar janë mjekë të njohur të Klinikës së Kardiologjisë, si dhe të Universitetit të Mjekësisë në Shkup.

Burimet shtojnë më tej se cështja në fjalë i ka kaluar prokurorisë së kryeqytetit maqedonas, për procedim penal.

Top Channel