Mijëra turistë vazhdojnë të mbeten të bllokuar në aeroportet greke pas anulimit të qindra fluturimeve në ditët e fundit për shkak të hirit vullkanik.

Deri në mesditën e së hënës janë anuluar mbi 131 fluturime nga aeroporti i Athines “Eleftherios Venizelos”,ndërsa nga ai “Maqedonia” i Selanikut më shumë se 47. Gjithashtu janë anuluar dhe dhjetëra fluturime të brendshme, me destinacion ishujt grekë.

Gjithsej në katër ditët e fundit janë anuluar 1000 fluturime, kryesisht drejt aeroporteve të Europës, të SHBA-së dhe Kanadasë. Të vetmet fluturime që kryhen normalisht janë ato me destinacion Tiranën,Romën dhe Barcelonën.
 
Reja me hirin vullkanik nuk ka mbërritur ende mbi territorin grek, por meteorologet thonë se ndoshta në dy ditët e ardhshme do të mbërrijë mbi zone veriore të vendit.

Top Channel