Japoni, shpallet fajtor për vjedhje të energjisë

19/04/2010 11:15

Nëse kjo ngjarje e vecantë japoneze, që do t’ju rrëfejmë më poshtë, do të kishte ndodhur në Shqipëri, burgjet do të ishin plot me qytetarë të thjeshtë, pronarë lokalesh e ndërmarrjesh private…

Një shtetas japonez i papunë u shpall fajtor për vjedhjen e energjisë, me anë të një lidhjeje të  paligjshme që i mundësonte furnizimin në apartamentin e tij.

Sipas Gjykatës së Osakës, 46-vjecari nuk arrinte të paguante qiranë dhe faturat e energjisë elektrike pasi ishte i papunë ndaj e kishte gjetur zgjidhjen ‘origjinale'(të praktikuar ndër vite nga shqiptarët).

Gjykata e konsideroi një veprim të qëllimtë dhe keqadashës atë të 46-vjecarit, i cili ishte paralajmëruar për disa herë radhazi nga menaxheri i apartamentit ku jetonte.

Top Channel