Indi, 100 milionë të varfër më shumë

19/04/2010 14:00

Në Indi janë 100 milionë të varfër më shumë për t’u ushqyer me ndihmat ushqimore të propozuara nga qeveria.

Kriteret e reja të komisionit kombëtar për planifikimin, marrin në konsideratë jo vetëm të ardhurat për të blerë ushqimin, por edhe shpenzimin për shëndetësinë dhe arsimin.

Popullsia e cilësuar si nën shkallën e varfërisë rritet nga 27.5 përqind në 37.2 përqind (42 për zonat rurale).

Sipas ekspertëve, të varfërit do të jenë 97 milionë më shumë.

Top Channel