Autoritetet greke sekuestruan një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh të cilat sipas saj i përkasin organizatës së armatosur, “Lufta Revolucionare”(EA).

Në lajmin e shpërndarë nga mediat helene në Athinë, arsenali i armëve luftarake u bllokua në një apartament në pronësi të njërit prej 6 personave të arrestuar para pak ditësh me akuzën e terrorizmit.

Mësohet se në shënjestër të organizatës terroriste ndodheshin mjaft zyrtarë të lartë të qeverisë, deri tek kryeministri Papandreu, bankierë, gazetarë e mjaft gjyqtarë e punonjës të sistemit të drejtësisë.

Top Channel