Beograd, takim i diplomatëve, do të diskutohet për Kosovën

19/04/2010 10:55

Ministrat e Punëve të Jashtme të Serbisë, Spanjës dhe Turqisë, do të takohen të martën në Beograd, për të gjetur një zgjidhje për mënyrën e paraqitjes së Kosovës në konferencat ndërkombëtare rajonale.

Sipas gazetës serbe “Blic”, së cilës i referohet Telegraf, takimi i treshes, Vuk Jeremic, Miguel Angel Moratinos (në rolin e përfaqësuesit të Këshillit të ministrave të BE-së) dhe Ahmet Davutoglu, do të jetë kyç për gjetjen e formulës së re të bashkëpunimit rajonal, ashtu që asnjëri vend të mos përjashtohet nga dialogu.

Pas këtij takimi, janë planifikuar konsultime ndërmjet anëtareve të BE-së dhe administratës së Brukselit lidhur me marrëveshjet e arritura, ndërsa finalizimi pritet të ndodhë javën e ardhshme, gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm të Italisë, Franco Frattini, në Beograd.

Top Channel