Komandanti i trupave të KFOR-it, gjenerali Markus Bentler dhe komandanti i Krahut Jugor të NATO-s, admirali Mark Fitzgerald kanë vlerësuar si të qetë situatën e sigurisë në Kosovë.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Prishtinë, dy zyrtarët e lartë ushtarakë kanë bërë të ditur se në bazë të kësaj situate, KFOR do të fillojë kalimin e kompetencave tek policia e Kosovës.

Kështu, më 28 prill KFOR do t’i transferojë policisë përgjegjësinë për kontrollin e kufirit me Shqipërinë e më pas atë me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Përvec vlerësimit pozitiv të situatës së sigurisë, Bentler dhe Fitzgerald kanë vlerësuar edhe progresin që po shënon Forca e Sigurisë së Kosovës në procesin e formimit të saj.

Top Channel