Rinas, vijon anulimi i fluturimeve

18/04/2010 08:00

Është rritur në 15 numri i linjave ajrore nga Rinasi që janë anuluar.

Autoritetet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës njoftuan se fluturimet direkte për në Londër, Budapest, Vjenë, Mynih, Shtutgard, Bolonjë, Milano, Trevizo, Verona, Frankurt, Ljubljanë, Rimini, Genova, Torino dhe Prishtinë  janë anuluar për shkak të hirit në zonën e Islandës si rrjedhojë e vullkanit që shpërtheu ditën e mërkurë më 14 prill 2010.

Hiri i vullkanik është përhapur në pjesën veriore të Evropës.

Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se fluturimet e planifikuara për në Romë, Athinë, Bari, Stamboll kanë operuar normalisht nga Rinasi.

Autoritetet e aeroportit ndërkombëtar të Tiranes njoftojnë pasagjerët që kanë fluturime tranzit të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre.

Fluturimet janë anuluar deri në një njoftim të dytë. Në rast të anulimeve të fluturimeve të tjera, Tirana International Airport do t’i mbajë pasagjerët e informuar.

Top Channel