Aeroporti Nderkombetar i Prishtinës nga ora 14:00 e se dielës është hapur për të gjitha desinacionet ajrore që vinë në Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të aeroportit Altin Ahmeti rreziku për mbylljen e sërishme të aeroportit mund të përsëritet ditën e martë dhe të merkurë.  

Ai bën të ditur se, hiri vullkanik i Islandës sipas qendrës meteorologjike në Francë dhe Britani të Madhe ka devijuar nga erërat dhe nuk është futur në Kosovë, ashtu siç pritej.

Vetëm gjatë ditës së shtunë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës u anuluan mbi 40 fluturime që kishin si destinacion vendet europiane.

Top Channel