Hiri vullkanik i Islandës pritet të mbulojë edhe hapësirën ajrore të Kosovës.

Drejtori i aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa tha nëpërmjet telefonit për Top Channel se para orës 24:00 reja e shkaktuar si pasojë e aktivizimit të vullkanit të Islandës pritet të mbërrijë në Kosovë.

Duke iu referuar zyrës së meterologjisë në kuadër të aeroportit të Prishtinës e cila është në kontakte të vazhdueshme me qendrën meterologjike në Francë dhe me atë të Britanisë së Madhe, drejtori i aeroportit tha se reja vullkanike do të jetë prezente deri të dielën në mesditë.

Për pasojë deri në atë kohë do të mbyllet aeroporti.

E gjithë kjo ndodh për shkak se erërat që fryjnë nga veriu po shtyjnë renë vullkanike në lindje.

Të shtunën në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës u anuluan mbi 40 fluturime që kishin si destinacion vendet europiane.

Top Channel