Zvicër, zgjaten kufizimet e trafikut ajror

17/04/2010 10:35

Janë zgjatur deri në orën 20 të ditës së sotme kufizimet e trafikut ajror në Zvicër, për shkak të resë se hirit të vullkanit islandez që coi në mbylljen e aeroporteve të Evropës.

Fillimisht ishte programuar që kufizimet të mbeteshin në fuqi dëri në orën 09:00 të ditës së sotme, por autoritetet aeroportuale vendosën shtyrjen e afatit për shkak se hiri ishte ende i pranishëm.

Ndërkohë, e njëjta masë po aplikohet edhe në Danimarkë, ku fluturimet do të rinisin ditën e nesërme.

Top Channel