Vullkani, aeroportet franceze të mbyllura deri të hënën

17/04/2010 14:15

Për shkak të hirit vullkanik në Islandë, aeroportet e Parisit dhe ato në veri të vendit do të qëndrojnë të mbyllura deri ditën e hënë.

Vendimi është marrë nga qeveria franceze pas një takimi urgjent për situatën e krijuar.

Hiri vullkanik ka izoluar Europen dhe ka shkaktuar një kaos të paparë ndonjëherë në trafikun ajror.

Aeroportet kryesore të Europës janë mbyllur dhe fluturimet janë anuluar nga Britania deri ne Gjermani, Austri dhe Itali.

Top Channel