Shtohen anulimet në Rinas

17/04/2010 15:10

Në Rinas janë shtuar anomalite me fluturimet pas anulimit të një sërë fluturimesh drejt Europës Perëndimore.

Pas Londrës dhe Budapestit një dite më parë, sot janë anuluar edhe disa fluturime drejt destinacioneve te tjera, si Vjena, Mynihu dhe veriu i Italise.

Ndërkohë qytetaret ende te painformuar me detajet për fluturimet kanë populluar ambientet e pritjes në aeroport.

Drejtoresha e Komunikimit në Tirana International Airport, që menaxhon aereportin e ‘Nënë Tereza’ duke dhënë një raport të hollësishëm të fluturimeve të dites se sotme, ende nuk mund te konfirmojë rifillimin normal të udhëtimeve.

TIA lajmëron pasagjerët të kontaktojnë me kompanitë ku kanë prenotuar fluturimet për të marre informacion në lidhje me problemet që mund të kenë me fluturimet e tyre.

Top Channel