Greqia po shkon drejt një greve të përgjithshme të re për të kundërshtuar planin anti-krizë të qeverisë, në të cilën mund të bashkohet edhe sindikata e sektorit privat.

GSEE ka denoncuar disa herë dhe me forcë masat e reja për shkurtimin e rrogave dhe pensioneve, duke lënë të kuptohet se është gati të aderoje tek protesta e njoftuar nga sindikata e punonjësve publikë, ADEDY.

Ndërkohë, drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominique Strauss Kahn ka deklaruar se FMN është gati t’i japë Greqisë ndihmat e parashikuara.

Top Channel