Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit polak Leh Kazinski. Kjo u bë e ditur nga zyrtarë të presidencës së Kosovës.

Zëdhënësi Xhavit Beqiri tha se presidenti Fatmir Sejdiu dhe një delegacion në nivel këshilltarësh udhëtuan të premten në drejtim të Vjenës, në mungesë të linjës direkte të fluturimit nga Kosova në Poloni.

Por bllokimi i transportit ajror nga shpërthimi vullkanik i Islandës i ka zgjatur rrugën drejt Polonisë edhe presidentit kosovar Fatmir Sejdiu.

Siç konfirmojnë zyrtarët për informim të presidencës, presidenti Sejdiu si pasojë e mbylljes së aeroportit të Vjenës ka shfrytëzuar rrugët tokësore për të mbërritur në Poloni, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit polak Leh Kazinski.

Top Channel