Islandë, rritet aktiviteti i vullkanit

17/04/2010 13:40

Gjeologë dhe ekspertë nga Islanda kanë njoftuar sot se aktiviteti i vullkanit që lëshoi renë gjigante të hirit është rritur.

Studiuesit, që për herë të parë sot do të mund të fluturojnë mbi vullkan për të vlerësuar aktivitetin, kanë bërë të ditur se derisa do të ketë akull me shumicë do të formohen re hiri, duke shkaktuar probleme të mëtejshme tek trafiku ajror.

Ndërkohe, Enti Evropian për Kontrollin e Aviacionit Civil ka bërë të ditur se retë e hirit nga Islanda do të vazhdojnë të jenë të pranishme edhe për të paktën 24 orët e ardhshme.

Top Channel