Edhe aeroporti i Prishtinës ka anuluar të gjitha fluturimet e parashikuara për ditën e sotme, si pasojë e resë së hirit që ka pushtuar qiejtë e Evropës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave janë anuluar kryesisht fluturimet drejt Zvicrës, Gjermanisë dhe Sllovenisë.

Sipas burimeve, humbjet që i janë shkaktuar Aeroportit Ndërkombëtar të Kosovës gjatë ditës së sotme shkojnë në qindra mijëra euro.

Top Channel