200 mijë USD për të konfiguruar kodin gjenetik

17/04/2010 13:00

Një familje kaliforniane i ka paguar thuajse 200 mijë dollarë një shoqërie të specializuar për të patur një konfigurim të kodit gjenetik.

Por debati i madh ka shpërthyer kur John dhe Judy West kanë vendosur t’i nënshtrojnë në analiza edhe fëmijët e tyre 17 dhe 14 vjec.

Mjeket thonë se kjo nuk është një zgjedhje e mire, pasi me t’u marrë ky informacion nuk mund të mbyllet në një kuti dhe të lihet aty.

Por vetë zoti West thotë se e gjithë kjo zhurmë po bëhet pa ndonjë kuptim.

“Pas dita vitesh nuk do të jetë problem projektimi i kodit gjenetik. Asnjë prind nuk do t’i kufizojë fëmijës së vet mundësinë për të njohur informacionet bazike për shëndetin.Fëmijët e mi janë kaq inteligjentë sa ta pranojnë këtë mundësi që po u jepet me entuziazëm të madh”, thotë West.

Top Channel