Vullkani, të shtunën mbyllet Malpensa

16/04/2010 21:50

“Ndoshta mbrëmjen e sotme do të mbyllet aeroporti i Bolzanos dhe nesër ai i Malpensës”.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i mbrojtjes civile në Itali, Guido Bertolaso, duke folur për renë e tymit të vullkanit islandez.

“Tymi po fillon të afrohet drejt Italisë, nuk mund të bëjmë më shumë, duhet të ndjekim sjelljen e vullkanit e rrymave dhe të presim që fenomeni të përfundojë”, ka shpjeguar Bertolaso.

“Këtu komandon nëna natyrë”, shtoi ai.

Top Channel