Vullkani islandez bllokon aeroportet edhe në Itali

16/04/2010 22:55

Reja e vullkanit Eyjafjallajokul që shpërtheu në Islandë pak ditë më parë, pas përfshirjes së Europës Veriore ka nisur rrugëtimin e saj në jug të kontinentit të vjetër.

Tymnaja vullkanike, pas bllokimit të shumë aeroporteve në veri të Europës si dhe në Austri e Hungari, ka shkaktuar probleme edhe në Italinë e Veriut. Sipas autoriteteve të fqinjit perëndimor, aeroportet veriore prej orës 06:00 deri në orën 14:00 do të jenë jashtë funksionit, përveç fluturimeve të emergjencës.

Reja e tymit vullkanit sipas ekspertëve përfshin atmosferën nga 0 metra në disa zona deri në 10.500 metra në disa zona të tjera.

Top Channel