Vjedh bankën, merr vetëm monedha

16/04/2010 21:00

Një vjedhje e çuditshme banke ka ndodhur sot në Palermo të Italisë.

Rrëmbyesi një person i paarmatosur dhe me një kapele, ka hyrë në një institucion bankar të qytetit dhe ka arritur të marrë nga një arkëtar vetëm monedha me një vlerë prej 150 eurosh.

Më pas ai ka dalë duke tërhequr nga krahu një tjetër bankier.

Policia ka filluar hetimin për ngjarjen.

Top Channel