Topi: Vizat, jo peng i politikës

16/04/2010 20:20

Presidenti i Republikës Bamir Topi flet në Top Channel për vizitën e tij në Maqedoni, problematikën mbarëshqiptare, jo vetem atje, por edhe në Kosovë.

E ndërsa Shqipëria jeton mes shpresës dhe dyshimeve për vendimin e Komisionit Europian për vizat, presidenti Topi komentoi proceset për lëvizjen e lirë dhe u deklarua me vendosmëri për liberalizimin e vizave, pasi vendi sipas tij, i ka plotësuar kriteret.

“Dimensioni i kësaj vizite është më i madh se sa një deklaratë, sepse është vazhdimi i përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet mes fqinjëve. Askush nuk mund të thotë se është realizuar në të gjitha pikat e saj Marrëveshja e Ohrit. Kur flas për faktorin shqiptar në maqedoni, flas në përgjithësi për faktorin shqiptar në rajon”, shprehet Topi. Më tej ai komentoi edhe cështjen e liberalizimit të vizave, që sipas tij, nuk duhet të ngelet peng i politikës.

“Ne i kemi paraprirë statusit të lëvizjes së lirë në rajon. Duhet ekujlibër që të gjithë të përgjigjen ndaj tjetrit me të njëjtin vullnet. Unë mendoj që gjerat nuk duhet të jenë të varura nga vullnetet dhe klima politike sepse ceshtja e liberalizimit të vizave ka të bëjë me disa standarte. Njerëzit nuk duhet të mbeten peng i politikës. Kjo është një e drejtë që shqiptaret e kanë pasur ndër shekuj”, përfundon kreu i shtetit.  

Top Channel