Shutanovac: Hyrja në NATO s’është në rend dite

16/04/2010 11:40

Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac ka deklaruar se për momentin Serbia nuk ka ndërmend të anëtarësohet në NATO dhe nuk e ka këtë cështje në rend të ditës.

“Askush nuk na i vë NATO-n si kusht për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, ka pohuar Shutanovac, duke shtuar se deri në fund të vitit Serbia do të ketë një ushtri profesioniste.

Ai ka shtuar se i vetmi gabim i Serbisë ka qenë ai që nuk hapi misionin e saj në NATO në vitin 2006, kur u bë pjesë e Partneritetit për Paqen.

Top Channel