Shpërthimi i vullkanit, kaos në fluturime

16/04/2010 10:30

Kaos në qiejt e Evropës, për shkak të resë së hirit të lartë deri në 11 kilometra, që është shkaktuar pas shpërthimit të vullkanit në jug të Islandës.

Që prej ditës së djeshme janë bllokuar fluturimet në Irlandë, Britani, Danimarkë, Suedi, Hollandë, Belgjikë, Francë dhe situata duket e rënduar edhe në Gjermani.

Parashikohet anulimi i 17 mijë udhëtimeve ndërkohë që 8 mijë të tjerë janë bllokuar që prej ditës së djeshme. Autoritetet britanike kanë zgjatur kohën e mbylljes së hapësirës ajrore deri të shtunën në mëngjes. Bllokim fluturimesh mund të ketë edhe në Poloni, Estoni, Lituani, Letoni dhe Austri.

Sipas ekspertëve reja po lëviz drejt juglindjes së kontinentit. Reja ka mbërritur në gadishullin e Kolas, në veri të Rusisë, por aeroporti i Murmanks atje funksionon normalisht. Reja duket se po afrohet edhe mbi qiellin e Moskës.

Top Channel