Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi është shprehur optimist se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës mund të bëhet maksimumi pas dy vjetësh.

“Nëse cdo gjë shkon mirë, atëherë data më optimiste është në vitin 2011, ndërsa ajo më optimale në 2012-ën”, ka deklaruar Rexhepi në një intervistë për “DW”.

Sipas tij, këtë vit do të përmbushen shumica e kushteve teknike si menaxhimi i kufijve, marrëveshjet për riatdhesim, dokumentet e identitetit dhe pasaportat biometrike, të cilat do të jenë të një cilësie të lartë.

“Këto janë tre kushtet kryesore. Nga ana tjetër unë kërkova nga Gjermania që të lobojë për pavarësinë, në mënyrë që 5 vendet e BE që s’e kanë njohur të mos na pengojnë në këtë proces”, ka shtuar Rexhepi.

Top Channel