Reja e hirit, anulohen fluturime në Greqi

16/04/2010 14:50

Ashtu si edhe në shtetet e tjera të kontinentit europian, hiri vullkanik ka shkaktuar probleme të mëdha në transportin ajror të Greqisë.

Për shkak te ketij fenomeni ne aeroportin e Athines “Eleftherios Venizellos” ka pasur vonesa te shumta, ndryshime oraresh dhe destinacionesh,si dhe 47 fluturime te anulluara me destinacione shume shtete europiane.

Konkretisht jane anuluar fluturimet drejt Londres,Parisit,Amsterdamit,Frankfurtit, Mancesterit, Brukselit, Kopenhages,Varshaves dhe Dyseldorfit.

Ndersa ne aeroportin ‘Maqedonia’ te Selanikut jane anuluar vetem tre fluturime me destinacion Dyseldorfin dhe Frankfurtin.

Ne kete aeroport ndodhet madje qysh prej dje ne mbremje, nje avion i kompanise British Airëays qe duhet te kthehet bosh ne aeroportin e Londres.

Nga shoqerite greke te fluturimit ende nuk ka asnje lajmerim nese fluturimet e anuluara do te kryhen ne oret e ardhshëm.

Top Channel