Reja, anulohen fluturimet edhe ne Kroaci
16/04/2010 14:25
Autoritetet kroate kanë pezulluar të gjitha fluturimet e parashikuara nga Zagrebi në vendet e Evropës Perëndimore dhe Veriore.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale, sipas të cilave shkak për këtë vendim është bërë reja e hirit e krijuar nga aktivizimi i vullkanit në Islandë.
Reja e hirit është përhapur në të gjithë Evropën, duke cakorduar oraret e fluturimeve ndërkombëtare dhe duke lënë në pritje gjithë pasagjerët.
Top Channel