Është shtyrë sërish, për më 19 prill, seanca gjyqësore ndaj liderit të lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, i cili as ditën e sotme nuk është paraqitur në gjykatë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave shkak i shtyrjes është bërë pikërisht mungesa e Kurtit, i cili jeton në arrati për shkak të urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij.

Kurti akuzohet për pjesëmarrje në protesta të dhunshme, pengim të zyrtarëve në kryerjen e detyrës dhe për thirrje për rezistencë.

Ngjarjet në fjalë janë regjistruar në shkurt të vitit 2007, ku për shkak të protestave të zhvilluara në Prishtinë humbën jetën dy persona.

Top Channel