Policia e Kosovës, ajo e EULEX dhe KFOR kanë përfunduar sot përgatitjet për stërvitjen e përbashkët që është planifikuar në qershor.

Stërvitja do të testojë mundësinë e tre organeve për të reaguar së bashku ndaj demonstratave apo protestave të dhunshme, të cilat do të simulohen.

“Do të jetë një stërvitje e përbashkët për zhvillimin e procedurave standarte operative, nëse policisë së Kosovës do t’i duhet asistencë”, ka deklaruar kapiteni i KFOR-it, James Lindeman.

Top Channel