IPad, Izraeli i sekuestron në aeroport

16/04/2010 16:30

Kush ka me vete komjuterin e ri të “Apple” me mbërritjen e tij në Izrael, duhet t’ia dorëzojë autoriteteve doganore dhe mund ta rimarrë pas largimit nga vendi.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Komunikacioneve të Tel Avivit.

Sipas të përditshmes “Jerusalem Post”, janë sekuestruar 10 kompjutera touch-screen në aeroportin ndërkombëtar të Ben Gurion.

Izraeli ka ndaluar përdorimin e iPad-ëve në vendin e vetë duke theksuar se sinjali “wireless” i pajisjes së re është 40 herë më i fortë nga sa lejohet nga ligji.

Top Channel