Indi, më shumë celularë se WC

16/04/2010 14:35

Në Indi ka më shumë celularë se sa tualete. Konkluzioni ironik i raportit të fundit të OKB-së është publikuar në mediat vendase. Studimi bën një ekspoze të situatës higjienike dhe është kryer në bashkëpunim me Institutin për Ujin, Ambientin dhe Shëndetin në Universitetin e Kombeve të Bashkuara.

Sipas të dhënave të vitit 2008, vetëm 31 përqind e popullsisë indiane, pra rreth 366 milionë persona kanë WC, ndërsa numri i telefonave celularë ka arritur ne 545 milionë.

Nuk dimë nëse OKB ka kryer edhe ndonjë studim për situatën në Shqipëri…A do të regjistrohej edhe tek ne ky paradoks?!

Top Channel