Agjentët grekë te anti-terrorit kanë zbuluar dhe sekuestruar në Athinë dy depo me armë që i përkisnin grupit ekstremist “Lufta Revolucionare”.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë greke, sipas të cilave gjatë operacionit policia ka arrestuar gjashtë persona që dyshohen të jenë anëtarë të sektit terrorist.

Sipas burimeve, përvec armëve agjentët kanë sekuestruar edhe disa hard disqe, të cilat përmbanin të dhëna mbi disa biznesmenë, gazetarë dhe manuale për ndërtimin e bombave.

Grupi ekstremist “Lufta Revolucionare” ndodhet në listën e zezë të organizatave terroriste të Shteteve të Bashkuara.

Top Channel