Eurodeputetja Tanja Fajon ka deklaruar se Kosova duhet të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave, pasi në të kundërt në Ballkan rrezikon të krijohet e ashtuquajtura gropë e zezë.

Fajon ka paralajmëruar se ndarja e shteteve të rajonit në shtete të mira dhe të dobta do të sjellë ndarje të tjera më të thella dhe më të rrezikshme.

“Kemi dashur që vizat për Shqipërinë dhe Bosnjen të hiqen që këtë verë dhe kemi bërë thirrje që sa më parë të gjendet një zgjidhje edhe për popullin e Kosovës, në mënyrë që të mos lejojmë ekzistimin e gropave të zeza në rajonin e Ballkanit”, ka pohuar Fajon gjatë një konference në Lubjanë.

Top Channel