Britani, 20 vjecarja nuk lejohet të futet në lokale

16/04/2010 18:10

Një 20 vjecare, e ndaluar nga policia për prishje të rendit publik, nuk lejohet të hyjë në baret e Britanisë së Madhe.

Ajo është viktima e parë e Drinking Banning Order, masa e marrë nga Ministria e Brendshme britanike për të penguar abuzimin e të rinjve me alkoolin.

Për dy vjet, Laura Hall, nuk mund të hyjë në asnjë pab, klub ose bar dhe as të blejë pije alkoolike apo t’i pijë në vende publike.

20 vjecarja, edhe pse paralajmërimet e policisë ishin të shumta, ka vazhduar të konsumojë pije alkoolike pa asnjë ndalesë.

Top Channel