Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Zoran Taler ka kërkuar nga qeveria maqedonase që të jetë me elastike në negociatat për zgjidhjen e cështjes së emrit.

Taler është shprehur se cilido që të jetë emri që mund të marrë vendi, qytetarët e tij do të mbeten gjithmonë maqedonas.

Ai ka nënvizuar se maqedonasit kanë të drejtë të mbrojnë identitetin e tyre dhe e ka cilësuar si “shizofrenik” qëndrimin e Greqisë.

“Ju jeni maqedonas dhe të tillë do të ngeleni, cilido që të jetë emri i ri artificial. Ju jeni në të drejtën e tyre dhe ne në Bruksel jemi të vetëdijshëm për këtë. Kjo është një situatë shizofrenike që duhet të zgjidhet mes politikanëve”, ka pohuar Taler gjatë një debati të zhvilluar në Shkup.

Ai ka shtuar më tej se në negociatat për cështjen e emrit duhet të përfshihen përvec OKB-së edhe SHBA, Franca e Gjermania, të cilat të shprehin qëndrimin e tyre.

Top Channel