Britania e Madhe ka vlerësuar se Kosova ka bërë progrese gjatë dy viteve pavarësi, por ka nënvizuar se qeveria kosovare duhet të bëjë më shumë në luftën kundër korrupsionit.

Qëndrimi i Londrës zyrtare është paraqitur nga ambasadori britanik në Prishtinë, Andy Sparkes.

“Qeveria e Kosovës ka bërë ndryshime pozitive, por ne presim që të bëhet edhe më shumë, sidomos në luftën kundër korrupsionit”, ka pohuar Sparkes.

Ai ka shtuar më tej se Britania e Madhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane.

Top Channel