Pas kërcënimit të presidentit serb Boris Tadic nga krimi i organizuar, masat e sigurisë për vizitën e tij në Hungari janë rritur në nivelin maksimal.

Tadic do të shoqërohet në këtë vizitë edhe nga presidenti kroat Ivo Josipovic, dhe të dy e kanë të pamundur t’i refuzojnë truprojat, edhe pse janë të stilit që të kenë sa më pak.

Ndërkohë, mediat ballkanase shkruajnë se përvec mafias serbe, presidenti Tadic është në shënjestrën edhe të asaj kroate.

Një ekspert serb i sigurisë ka deklaruar se rritja e nivelit të sigurisë është e domosdoshme, pasi sipas tij ka shumë të cmendur që mund të mendojnë që të vrasin presidentin.

Pas kërcënimeve dyshohet se është grupi kriminal i drejtuar nga Darko Saric, i cili përflitet për lidhje me eksponentë të politikës.

Këta të fundit e kanë mohuar një gjë të tillë, edhe pse Saric dhe klani i tij kanë arritur të pastrojnë 1.3 miliardë dollarë që dyshohet se vinin nga trafiku i kokainës.

Top Channel