Reja e hirit, Evropa e bllokuar për 48 orë

15/04/2010 18:25

Bllokimi i qiejve të veriut të Evropës për shkak të reve gjigande të hirit vullkanik që vjen nga Islanda mund të zgjasë deri në 48 orë.

Lajmin e ka bërë të ditur EUROCONTROL, sic njihet ndryshe organizmi i sigurisë ajrore evropiane, i cili paralajmëron se ky bllokim mund të shtrihet edhe në Francë e Gjermani.

Ndërkohë, sipas informacioneve të fundit, janë rreth 400 mijë pasagjerët, në ardhje dhe në ikje, që kanë mbetur të bllokuar në aeroportet britanike për shkak të resë së hirit.

Lajmi konfirmohet nga një zëdhënës i Civil Aviation Authority, institucioni që kujdeset për aviacionin civil në Britaninë e Madhe.

Top Channel